Ministria e Kulturës e Kosovës themeloi Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Prishtinë, 14 mars 2017 – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kosovës e ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet që, me veprën e tyre letrare, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë dhe në njohjen e letërsisë shqiptare në përmasa ndërkombëtare.

Ky çmim, me emrin “Letërsia Shqipe”, u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë apo të ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Çmimi ka një vlerë monetare prej 10 mijë eurosh.

Sipas Rregullores, ky çmim jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit.

Ministri Kujtim Shala e ka vlerësuar këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.

Një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. (r.m.)

Comment

*