Ministrja në largim shkarkon Kiço London, emëron Jonida Beqon

Tiranë, 30 dhjetor 2018 – Ministrja e Kulturës në largim, Mirela Kumbaro, e ka shkarkuar Kiço London nga pozita e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Në vend të Londos ajo e ka emëruar Jonida Beqon, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”.

Kumbaro e ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e Londos dhe për emërimin e Beqos pak para largimit nga pozita e ministres. Të premten ajo është shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama, bashkë me gjashtë ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Kiço Londo është kundërshtar i rrëzimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, në vend të të cilit është projektuar të ndërtohet një kompeks i ri afarist e banesor, ku do të siguroheshin hapësira edhe për teatrin e ri.

Ndërkaqë, Jonida Beqo ka shprehur hapur mendimin pro shembjes së teatrit dhe ka deklaruar se Teatrin Kombetar eksperimental dhe atë Metropol do t’i bashkojë në një drejtori të vetme.(r.m.)

Comment

*