Miq të vjetër nga Nju Jorku vizitojnë ish-kryeministrin Haradinaj, bëjnë thirrje për lirimin e tij

Nga Beqir Sina

Veprimtarët e njohur shqiptaro-amerikanë, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj nga Nju Jorku vizituan dje, të hënën më 20 mars, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Strasburg, Francë.
Ish-komandanti i UÇK-së po mbahet në Francë, mbas ndalimit të tij, më 5 Janar 2017, nga autoritetet franceze për shkak të një kërkese Interpoli nga Serbia. Gjyqi për ekstradimin është zgjatur disa herë.
Harry Bajraktari u shpreh, gjatë takimit me Haradinajn, se e konsideronte arrestimin dhe ndalimin e tij, si shumë të padrejtë.
“Ne i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë së Francës që të hedhë poshtë akuzat e rreme të Serbisë, ndaj Ramush Haradinajt”, tha biznesmeni i njohur.
Harry Bajraktari tha se ishte një nder për të dhe Rustem Gecajn, që të kalojnë një ditë miqësore me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Strasbourg.
Vizita e tyre vjen 19 ditë pas seancës së fundit të mbajtur më 2 mars dhe vetëm dy javë ërpara një vendimi tjetër – kur pritet që jetë përfundimtar, më 6 prill.
Haradinaj, është ndaluar në Francë nga autoritetet e këtij vendi të bazuar në një urdhër të lëshuar nga Serbia, qysh në vitin 2004, megjithse ai i gjykua dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, dhe komandati i UÇK-së, dy here doli i pafajshëm nga Haga.
Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, në Gjykatën në Colmar, në përgjigje të kryetarit të trupit gjykues lidhur me rastin, e tij, ka refuzuar të ekstradohet në Serbi, duke e quajtur kërkesën si tejet politike, me akuza të sajuara nga Beogradi.

17361846_839076906247523_2322659179902641499_n

One Response to “Miq të vjetër nga Nju Jorku vizitojnë ish-kryeministrin Haradinaj, bëjnë thirrje për lirimin e tij”

Read below or add a comment...

  1. Dinë Ahmetaj says:

    Ata që nderojnë Ramushin, nderojnë veten dhe kan nderuar qëndresën shqiptare. Para 110vitesh Emil Zola duke mbrojtur Dreyfues-in një ushtarak françez me origjinë hebreje, nga akuzat e shpifura të antisemitikëve me J’acuse bëri aferën e famshme dhe u detyrua të ikë azil në Angli por Franca e ruajti republikën dhe fytyrën para botës duke mbrojtur drejtësinë. Pyes ku është që nuk po dëgjojmë zerin e intelektualëve shqiptarë?

Comment

*