Miqësorja Shqipëri-Kosovë luhet në Cyrih, më 29 maj

Prishtinë, 15 maj 2018 – Pas paqartësive dhe spekulimeve të shumta, është vendosur zyrtarisht që ndeshja miqësore mes përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës në futboll të zhvillohet në Cyrih, më 29 maj.

Para disa ditësh ishte raportuar se Shqipëria nuk kishte arritur ta merrte pëlqimin nga Federtata e Futbollit e Zvicrës.

Por, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se  tani gjithçka është zyrtare dhe Federata zvicerane e Furbollit ka dhënë leje që miqësorja mes Shqipërisë e Dosovës do të zhvillohet në Cyrih.

“Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë”, thuhet në ko munikatën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund”, në Cyrih, në orën 20.00. (r.m.)

Comment

*