Mirel Josa emërohet trajner i Prishtinës

Mirel Josa do të drejtojë një tjetër shqiptare të kryeqytetit, bëhet fjalë për skuadrën e Prishtinës.

Ish-trajneri i Tiranës pak ditë më parë iu bashkua klubit të kryeqytetit kosovarë si drejtor teknik për të mbështetur trajnerin Arsim Thaqi.

Ka zgjatur vetëm pak ditë ky bashkëpunim dhe bordi i kësaj skuadre vendosi një rotacion duke i ndryshuar pozicionet.

Nga dita e martë, Josa vendos të japë eksperiencën e tij si trajner në kampionatin kosovar.

/ Top Channel

Comment

*