Mirënjohje ushtarit

Julia GJIKA

(poezi për 4 Korrikun)

 

Ushtari është vëllai im, i yti.

Ushtarët janë dhurata e botës,

ndjekin urdhrin,

janë nderi i kombit.

Gdhihen pa fjetur

në marshime

me vesën e argjëntë,

që s’është gjë tjetër

veç loti i nënave

këputur në ankthet

e pritjeve.

Rendin përpara,

mbështjellë në krahët e erës,

që s’ ësht’ veç padurimi i nënave

në shkretëtirën e luftës së egër.

Kudo ku japin frymën e fundit,

blatojnë këngën e fitores.

Të parat e dëgjojnë nënat,

kur luten për ta.

 

Nga libri “MUZG”, Botimet SNAJ, 2007.

Comment

*