Mit’hat Frashëri, fytyrë e kombit, u përkujtua në Vatër

*Për herë të parë shfaqet në publik Autopsia e trupit të Mithat Frashërit, që u nda nga jeta në mënyrë misterioze me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork.

 

Nga Dalip Greca
Fotot: Dritan Haxhia

Me insiativën e ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, që përjetoi ferrin e Spaçit për më shumë se 11 vjet, autor poezish, essesh dhe i dokumtarëve historikë, si dhe një grupi nacionalistësh, grupim i Ballit Kombëtar, si dhe të përndjekurish politik, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” kanë organizuar të Shtunën me 18 Mars 2017, në Sallën e Vatrës, takimi përkujtimor kushtuar Apostullit të Shqiptarizmit,studiuesit, publicistit, shkrimtarit, diplomatit, politikanit, avokatit të shqiptarizmës, Mithat Frashëri, fryma e fundit e Frashërllinjëve te medhenj.
Veprimtaria Përkujtimore është organizuar me rastin e përvjetorit të Lindjes së Mithat Frashërit, 25 Mars 1880.
Përmes kumtesash të shkurtëra, dokumentesh, fotografish, janë zbardhur edhe disa nga misteriet e fundit të jetës së Mithat Frashërit, si dhe janë bërë kritika të ashpra për abandonimin dhe harresën, që i ka bërë shteti dhe klasa politike shqiptare kësaj figure madhore kombëtare në 25 vjet tranzicion. Eshtë përsëritë, edhe një here në këtë takim përkujtimor, kërkesa se është detyra e shtetit shqiptar që të kthejë në Atdhe eshtrat e Mithat Frashërit,që Jetën ia kushtoi Shqipërisë deri në rrahjen e fundit të zemrës.
Takimin përkujtimor e ka hapur Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili pasi ka përshëndetur organizatorët dhe pjesmarrësit, ka vlërësuar figurën e Mithat Frashërit dhe është ndalur në marrëdhëniet e Tij me Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj tha se Mithat Frashëri, sipas rekordeve arkivore dhe sipas ish editorit të Diellit, autor i Historisë së Vatrës, Refat Gurrazezi, Mithat Frashëri u zgjodh në mungesë Kryetar i Vatrës më 1918,(por nuk mundi të udhëtojë për në SHBA për shkak të Luftës së I Botërore, po ashtu Mithat Frashëri u emërua nga Vatra “delegat” në Zvicër, dhe së treti Mithat Frashërin e lidh me Vatrën, Fushata e madhe e “Huasë kombëtare”, e realizuar nga Vatra më 1920-1921, fushatë ku u mblodhën 198 mijë dollar nga Vatra dhe Mithat Bej Frashëri ishte i dërguari i Qeverisë së Sulejman Delvinës.
Më pas dr. Gjon Buçaj ka prezantuar moderatorin e veprimtarisë përkujtimore, Editorin e Gazetës “Dielli” Dalip Greca.
Editori,vlerësoi figurën e Mithat Frashërit,figurë që u baltos për 50 vjet dhe ende vazhdon të mbetet e pavlerësuar nga qeveritë dhe politika shqiptare, duke tentuar që të hedhin mbi figurën eminente pluhur harrese dhe indiference.Qeveria e sotme e vlerëson Mithat Frashërin ende nën këndvështrimin e Epopesë së Ballit Kombëtar të Shefqet Musarajt.Eshtë koha që cdo shqiptar të clirojë shpirtin nga mëkati i së djeshmes. Indiferenca e sotme ndaj Mithat Frashërit është më shumë se sa mëkat.
Moderatori ftoi studiuesin, ish gazetarin e Zërit të Amerikës, anëtarin e Këshillit Drejtues të Vatrës, z. Idiz Lamaj, për të sjellë për të parën herë para publikut autopsinë e vdekjes, e cila zbardh vdekjen misterioze të Mithat Frashërit me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork. Autopsia mbanë firmën e dr. Fisher.Në autopsi janë egzaminuar organet: Truri, stomaku, mëlçia, veshkat etj. Kjo autopsi tani ndodhet në Arkivin e Vatrës.
Moderatori përcolli skriptin e një emisioni radiofonik të përgatitur nga studiuesi Idriz Lamaj për Zërin e Amerikës me rastin e 40 vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit, trasmetuar me 8 Gusht 1989, ku vlerësohej figura e Mithat Frashërit si shërbestar i Kombit, si autor veprash letrare, historike dhe shkollore, si përkthyes, dhe bibliotekar i shquar, si politikan e diplomat. Në reportazhin e Lamajt vlerësohej kontributi i Mithat Frashërit si Kryetar i Kongresit të Manastirit, dhe anëtar i Komisionit për caktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me kryetar Atë Gjergj Fishtën. Mithat Frashëri ishte deputet i Shkupit në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që u emrua Ministër I Punëve Botore në Qeverinë e Ismail Qemalit.
Veprimtari i komunitetit, Eduad M. Dilo, pejsmarrës i përhershëm në veprimtaritë kushtuar Mithat Frashërit, në kumtesë e tij tha: Erdhi përsëri ky përvjetor përkujtimi i trishtuar, i brengosur, së Atdheu ynë akoma nuk është bërë Atdhe i vërtetë i Shqiptarëve! Erdhi i brengosur se Eshtrat e ” Babait të Shqiptarizmës” pushojnë akoma larg vendit që e lindi, edhe pse tërë jetën ia përkushtoi vetëm Atdheut dhe Kombit, por Atdheu ende e quan të huaj përderisa e ka braktisur. Mithat Frashëri shkriu gjithë pasurinë për të pasuruar e ndriçuar Kombin, e Atdheu nuk ka 2 metër katror vend të pushojë aty, e të gjithë të venë të përulen e ta nderojnë, të mësojnë se si duhet bërë detyra ndaj Atdheut!
I dekoruar e cilësuar “Nderi i Kombit “, Atij i mohohet Atdheu! -Paradokse vetëm Shqiptare!
Dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens, vlerësoi figurën e Mithat Frashërit dhe prezantoi veprimtaritë e vatranëve të Queensit për këtë figure madhore Kombëtare. Ai solli edhe hulumtimet e bëra rreth udhëtimit të Mithat Frashërit nga Londra në Nju Jork, duke sjellë në arkivin e Vatrës edhe kopje të biletës së udhëtimit.
Moderatori përcolli edhe një fragment nga esseja e shkruar me rastin e këtij përvjetori nga studiuesi Anton Çefa, ish Editor i Diellit. Në esenë”Mithat Frashëri:”Partia ime është Shqipëria”, shkruhej:” Njerëzit e mëdhenj shpesh e bëjnë veten të paharrueshëm edhe vetëm me një fjalë, një porosi, një thirrje, duke mbetur kështu të përjetshëm në kujtesën kombëtare.Mithat Frashërin e kujtojmë kështu me sentencën e famshme “Partia ime është Shqipëria”. Një devizë që të merr sytë me dritën e idealit dhe të ngrohë me afshin e dashurisë për Atdheun. Flakërimë e vetëtimtë ndërgjegjeje kombëtare dhe zjarr i pashuar atdhetarizmi. Sado ta mbulojë hiri i murmë i kohës, do të përshkënditë gjithnjë si shpuzë e zjarrtë.
Shqipërinë e krijuan njerëzit e mëdhenj si Mithati. Ajo ka qenë me fat. Nuk i kanë munguar kurrë. Shqipërinë e kanë prishur njerëzit e vegjël. Edhe këtu ka qenë me “fat”. Nuk i kanë munguar kurrë. Përkundrazi, i ka pasur me tepri. Edhe sot e kësaj dite prishanakët vazhdojnë zanatin e tyre të përjetshëm…”
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm ish të përndjekurish politik si: Pëllumb Lamaj, Esat Çoku,Hasan Bajo, Edmond Sejko, Vëllezërit Fatmir, Eqrem, Novruz Mujaj me të birin. Vëllezërit Mujaj kishin sjellë për arkivin e Vatrës Dekretin e presidentit Nishani, që dekoronte Pjestarët e kompanisë 4000, pjesë e të cilit ishte luftëtar aktiv edhe babai i tyre Sefer Mujo Luarasi dhe xhaxhai i tyre, Aldo. Eqerem Mujo, pjesmarrës në ceremoninë dekoruse të organizuar në Presidencën e Shqipërisë, tha se ndjehen krenarë që babai i tyre ishte një ndër ushtarët e Shqipërisë Etnike, dhe patën si frymëzues Mithat Frashërin.
Me pas modertaori ka prezantuar ish të përndjekurin politik Pëllumb Lamaj, që kaloi 11 vitet e rinisë së tij në burgun famkeq të Spaçit, një kritik i rreptë i skenarit të Katovicës, zbatuar verbërisht në Shqipëri, kritik i të gjitha qeverive, njeriu që ka marrë përsipër të ndriçojë me shpenzimet dhe kontributin e tij figurën e Mithat Frashërit.
Në fjalën e tij të shkurtër Pëllumb Lamaj, vlerësoi jetën dhe veprën madhore prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndriçon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Çame, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore’. Mithat Frashëri, nuk lejoi që në Shqipëri të zbatohej skenari sllav për vetëvrasjen mes shqiptarëve, duke e shpërndarë Ballin Kombëtar dhe duke marrë në moshë të thyer rrugën e vështire të Mërgimit, sërish si Shërbestar i Kombit.
Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frashërit në Dokumentarin” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT “, e realizuar me shpenzimet dhe kontributin e vet krijues.
Unë, kaq i pata mundësitë,kaq munda të bëj, të tjerët le ta bëjnë më mire, tha ai para se të shfaqej dokumentari ” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT“.
Për 45 minuta të pranishmit ndoqën shfaqjen e dokumentarit, një kopje të të cilit, autori Pëllumb Lamaj,ia dhuroi arkivit të Vatrës.
Krahas Kryetarit të Vatrës ishin të pranishëm edhe zv.Kryetari Asllan Bushati, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi dhe Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit të Vatrës Bashkim Musabelliu dhe Zef Përndocaj. Nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe historiani Pjetër Ivezaj dhe shkrimtarja e gazetarja nga Kosova Ajete Beqiri.
Veprimtaria u filmua nga Televizioni Kultura Shqiptare në Nju Jork, me pronar Adem Belliu.
Kontribut për veprimtarinë dha Dritan Haxhia me Video Photography Tani Studio, që ndodhet në adresën: 778 Lydig Ave, Bronx, NY 10462
Phone: (646) 468-8482

17240531_1594812543881014_6367707378127725380_o 17359475_1594812127214389_4984104038625773618_o 17358643_1594811517214450_9083750301890978611_o 17264292_1594811020547833_6589008360545708165_n 17310352_1594810707214531_3446389057330791581_o

Comment

*