MJ mbyll konkursin “#ColoursofAlbania 2016”

Ministria e Jashtme me Telekom Albania organizojë veprimtarinë e fundme përmbyllës të konkursit  “#ColoursofAlbania 2016”.
Kjo fushatë synoi eksplorimin e temës “Shqipëria është e bukur” nëpërmjet grumbullimit të fotove origjinale nga përdoruesit e instagramit dhe mediave të tjera sociale.
Në këtë veprimtari prej orës 17:30 do të bëhet ndarja e çmimeve për fituesit e fotografive më të votuara përgjatë fushatës 3-mujore, mbi promovimin e Shqipërise online.
Çmimet janë caktuar nga një juri e përbërë prej personaliteteve më të shquara të fushës së artit, kulturës e politikës.
Ata do të jepen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Milena Harito.

Comment

*