Sipas dr. Ndoka është ende e panjohur nëse golumumab mund të ruajë funksionin e qelizave beta tek të rinjtë me diabet të tipit 1, të sapodiagnostikuar (faza 3)
Mjekja shqiptare Ermelinda Ndoka ka përfunduar artikullin e saj për revistën prestigjioze shkencore New England Journal of Medicine mbi sëmundjen e diabetit të tipit 1. Artikulli mjekësor i referohet Golumumab, antitrupit monoklonal njerëzor specifik për faktorin nekroza tumorale alfa, që tashmë është aprovuar për trajtimin e disa gjendjeve autoimune tek të rriturit dhe fëmijët.
Sipas dr. Ndoka është ende e panjohur nëse golumumab mund të ruajë funksionin e qelizave beta tek të rinjtë me diabet të tipit 1, të sapodiagnostikuar (faza 3).
Sipas studimit të saj, mes fëmijëve dhe të rriturve të rinj me diabet të tipit 1 të sapodiagnostikuar, golimumab rezultyoi në prodhim më të mirë të insulinës endogjene dhe përdorim më pak të insulinës ekzogjene se sa placebo.
Mjekja Ermelinda Ndoka ka studiuar Neuroshkencë në Universitetin e Miçiganit dhe aktualisht është në vitin e parë të studimeve në Loyola University Chicago Stritch School of Medicine.
diaspora.al