Mogherini takon krerët e Kosovës, bisedojnë për dialogun, vizat e integrimet

Bruksel, 18 korrik 2018 – Përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme e siguri, Federica Mogherini, ka pritur sot në Bruksel delegacionin shtetëror të Kosovës.

Lajmin e ka publikuar zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, përmes rrjetit social Twitter.

Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për dialogun, liberalizimin e vizave dhe progresin në rrugën evropiane.

Në përbërje të delegacionit të Kosovës janë: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi. (r.m.)

Comment

*