Momenti kur UÇK merr bazën e ushtrisë serbe në Koshare

Prishtinë, 16 tetor 2017 – Beteja e Koshares ka qenë njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një video-regjistrim të publikuar në Youtube nga FMImage shihen ushtarët e UÇK-së në momentin kur e marrin nën kontroll bazën e ushtrtisë serbe në Koshare, në zonën e kufirit me Shqipërinë.

Në videoregjistrim shihen pjesëtarë të Brigadës “Agim Ramadani” duke dhënë intervista për qendra të ndryshme televizive.

Shumë shqiptarë nga diaspora i ishin bashkuar UÇK-së në vitin 1999, me fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave të Ushtrisë e Policisë së Serbisë.

Në pjesën e fundit të videoregjistrimit janë përfshirë raportet e disa qendrave televizive lidhur me gjendjen në Kosovë pas përfundimi të luftës dhe për pasojat e luftës. (r.m.)

 

Comment

*