Tiranë, 28 korrik 2019 – Monodrama “Marr guximin” është zgjedhur për tu vënë në skenën e Teatrit Kombëtar si një formë proteste kundër ligjit për shembjen e ndërtesës.
Nën interpretimin e Medi Malkajt në qëndër të vëmendjes janë pikërisht politikanët.
Por edhe intelektualët janë shkaktarët e situatës që kalon shoqëria shqiptare.
Vepra duket mjaft aktuale për ditët e sotme
Pak ditë më parë administrata nisi boshatisjen e ndërtesës së amortizuar.
Menjëherë pas lajmit protestuesit bllokuan hyrjen duke u përplasur edhe me policinë.
Në mbështetje të tyre kryetari i PD Lulzim Basha firmosi një marrëveshje ku u angazhua të mos lejonte shembjen.
/Ora News.tv/