Motra e Bekim Lumit: “U mbyll madhnueshëm ceremonia jote përkujtimore”

Prishtinë, 31 korrik 2018 – Sadifete Lumi ka publikuar në profilin e saj në Facebook një status me nota të fuqishme dhembjeje e pikëllimi për vëllain e saj, regjisorin Bekim Lumi, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarët, miqt, kolegët, bashkëpunëtorët, studentët dhe dashamirët e artit e të kulturës.

Ajo e cilëson të madhnueshme ceremoninë përkujtimore për Bekimin, gjatë së cilës u dhanë pjesë të shfaqjes së tij të fundit, “Arturo Ui”, premierën e së cilës ai nuk e kishte ndjekur, për shkak të pëkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“E kuruar në çdo detaj, ashtu siç ishe Ti, perfeksionist në punë e në jetë dhe mjeshtër i detajeve”, shkruan ajo për shfaqjen e fundit të Bekimit.

Postimi i plotë i Sadifete Lumit:

Arkivoli yt i bardhe ia shtonte magjine skenes teatrore te testamentit tend artistik “Arturo Ui”.

Ne nje kompozicion perfekt, me nje moderim brilant te Greses, fjalet e tua te fundit si revolte ndaj gjendjes ne Kosove te percjella nga dada jote Drite,interpretim te jashtezakonshem e emocional te “gangstereve” tu ( Afrimit e Bujarit,…),ndjenje e lot pafund nen tingujt e pianos se Luanit e monologut te njeriut fisnik Afrim Kasapollit dhe duartrokitjeve te gjata, u mbyll madhnueshem ceremonia jote perkujtimore.

E kuruar ne cdo detaj ashtu siq ishe Ti, perfeksionist ne pune e ne jete dhe mjeshter i detajeve.

Vellau i motres, me i miri i motres, me mungon qysh sot. Me mungon gjithcka e jotja.

Edhe dy muaj e ca dite e kam ditelindjen. Aq shume do t’me mungojne lulet tua qe mi dhurove çdo vit. Nuk harrove as kur semundja e tmerrshme e kishte kaplu me te madhe trupin tand.

Refuzoj ta nxij fotografine e profilit. Jo, sepse ti e deshe aq shume jeten dhe ngjyrat e saj. Nuk hoqe dore dhe nuk u dorezove deri ne realizim te andrres tande “Arturo Ui”. Ishte gjakimi yt me i madh regjisorial.

Kur te vije koha, do te takohemi serish ne parajse. Atehere do jemi pergjithmone se bashku. Une dhe ti, qe e deshtem aq shume njeri-tjetrin.

Deri atehere, paste drite shpirti yt i lire, rrebel e kryengrites.

Te du shume Bek, te du pafund ❤!

(r.m.)

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Comment

*