Motrat Elena e Rita Ora paraqiten vullnetare në shërbimin shëndetësor

Nëna e Rita Orës, Vera, ka marrë lëvdata nga vajza e saj, pasi vendosi të kthehej në vijën e parë të fronit në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Revista “Hello!” ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh) do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjeshtë e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”, ka thënë Rita.

“Jam shumë e lumtur që këtë gjë tash e sheh edhe pjesa tjetër e botës”, ka thënë këngëtarja, duke theksuar se të gjithë punëtorët shëndetësore janë heronjtë e saj.

Ndërsa vetë Vera, duke e komentuar kthimin e saj në shërbimin shëndetësor, ka thënë se kjo është detyra e saj.

“E dua punën time dhe dua të jap më të mirën. Është roli dhe detyra ime t’u ndihmoj të tjerëve. Asgjë nuk mund të më ndalë derisa jam në gjendje ta kryej këtë punë”, ka thënë ajo.

Nëna e këngëtares i ka thënë revistës “Hello!” se Rita dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

“Ajo (Rita) është shumë e vendosur ta bëjë pjesën e saj. Ajo dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta parandaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera. (r.m.)

One Response to “Motrat Elena e Rita Ora paraqiten vullnetare në shërbimin shëndetësor”

Read below or add a comment...

  1. Oriana says:

    …I just found out t By hat Rita Ora isn’t black… like at ALL. She’s literally the same ethnicity as Dua Lipa.’ Keshtu shkruan ne nje artikul Ciara Farmer Daily mail ” ‘She’s been blackfishing’: Rita Ora is accused of ‘cultural appropriation’ as Twitter user discovers she is not black…
    Ambasadoret shqiptare Dua Lipa Rita Ora dhe tjerat reprezentojne shqiptarine ne bote duhet te kene kujdes qe mos te komprimentohet para publikut boteror. Edhepse ka ndodhe ne vitin 2015, Rita Ora duhet te reagon se padrejtesisht akuzohet ..Ambasadoret e kombit tone te akuzuara njera per blackfishing e Dua Lipa shume e kerkuar n Izrael tani totalisht e bojkotuar .Natyrisht se kengetarja e jone direkt eshte perzier ne punet e bremndshme t’Izraelit.Perse ?Producenti arab palejen e Duas i shkruajne nje peticion “Apple” per futjen e Kosoves ne Map.ne kete rast e fut Kosoven me nje thes me nje shtet inekzistent arab te quajtur Palestina.,Pas ketyre ngjarjeve e ardhmja e tyre eshte e pasigurte ne karrieren e muzikes.

    Sinqerisht

    Oriana

Comment

*