“Motrat Qiriazi” mirëpresin zëvendëskryeministren e Shqipërisë Senida Mesi

NEW YORK – Organizata e Grave Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi” në New York, javën e kaluar organizoi një mbrëmje në Manhatan për nder të zëvendëskryeministres së qeverisë së Shqipërisë, Senida Mesi.
Kryetarja e organizatës, avokatja Beti Beno hapi mbrëmjen duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë mbrëmje.
Merrnin pjesë, ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, konsullja e Kosovës në New York, ambasadorja Teuta Sahatqija, Ismet Beqiri, deputet në Parlamentin e Kosovës dhe funksionar i lartë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Brian J. Williams, koordinator i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Adrian Neritani si dhe aktivistë të komunitetit.
Mbrëmja u shoqërua me një ekspozitë pikturash të piktores Teuta Pula, e cila u mirëprit nga pjesëmarrësit. Ajo jeton dhe krijon në New York.
Sponsorë të mbrëmjes që u organizua në restorantin e njohur Ben and Jack’s ishin: Tom Beno, PHD, aktivist dhe biznesmen si dhe Georgio Kalaj nga Famous Famiglia Pizza.
Gazeta Illyria falënderon fotografin e njohur, Ilir Rizaj që realizoi fotografitë e mbrëmjes.


Comment

*