Mungesa e rishikimit të buxhetit mund të nxisë pakënaqësi sociale

Prishtinë, 23 korrik 2017 – Shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit vlerësohet se janë lënë anash nga Qeveria në detyrë.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaçi, ka theksuar se Kosova, me zgjedhje të shpeshta gjatë këtyre viteve, ka treguar se nuk ka plan ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Sipas tij, buxheti përdoret shumë shpesh edhe për ndikim në procesin zgjedhor.

Ai ka thënë se, nxonëse  ka një përmirësim të kapaciteteve buxhetore në fusha të caktuara, Qeveria e Kosovës duhet t’i japë prioritet rritjes së buxhetit për institucionet, të cilat luajnë rol kyç në përmirësim e sundimit të ligjit, zhvillimit të tregut, rritjes së punësimit dhe mirëqenies sociale, arsimit, përmirësimit të shërbimeve të shëndetësisë, etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa u përket pasojave të mosrishikimit të buxhetit, Thaçi ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka renditur disa prej rreziqeve kryesore. Ai ka thënë se më kritike për qtësinë sociale dhe për sigurinë mbetet çështja e veteranëve. Sipas tij, kjo çështje m und të nxisë edhe protesta të kësaj kategorie.

Thaçi ka thënë se problematike është edhe rritja e kostos potenciale të autostradës Prishtinë-Han i Elezit, si pasojë e penalizimeve. (r.m.)

Comment

*