Muri Berlinit dhe muri shqiptar

Ndue Ukaj

Sot kujtojmë Rënien e Murit të Berlinit dhe kjo ngjarje duhet të na mësojë si t’ i rrëzojmë muret e mëdha mes nesh. Të tillë ka shumë dhe ata pengojnë zhvillimin dhe ngritjen tonë.

Para tridhjetëviteve, Rënia e Murit të Berlinit shënoi njërën nga ngjarjet më madhore në historinë politike të Europës, dhe si e tillë ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në rrjedhat politike shqiptare.

Sot në tridhjetëvjetorin e kësaj ngjarje, duhet të mësojmë se, të jetuarit përkundër një muri është jetë e keqe, ndaj, duhet të punojmë me dashuri që t’ i rrëzojmë muret mes nesh.

Mure mes nesh ka shumë, por më i madhi është ai i urrejtjes dhe i shpirtngushtësisë.

Bashkimi kulturor dhe politik i shqiptarëve është detyrë imediate e kohës, por ai nuk bëhet me parulla, dokrra e retorikë boshe.

Ja çka thoshte një gjermane kontributdhënëse:

“Së pari luftuam për lirinë dhe pastaj, për shkak të saj, ra Muri.”

Marianne Birthler

Dhe ja çka thotë shkrimtari i madh Albert Camus:

“Të jetosh përkundër një muri, kjo është jetë qeni. Ç’të them! Njerëzit e brezit tim jetuan e po jetojnë përditë e më tepër një jetë qeni.”

Comment

*