Shqiptarët e besimit mysliman në SHBA e Kanada festuan Bajramin e Madh

Drejtuesit e komunitetit dhe besimtarët uruan njërin tjetrin për një Bajram me dinjitet për solidarizim, mirëqenie dhe bashkëjetesë

 

Beqir SINA – Brooklyn New York

Myslimanët në të gjithë botën festojnë Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Fiter Bajrami nis kur hëna e re dallohet në qiell duke e bërë festën të ndryshme në të gjithë botën.

Miliona besimtarë u zgjuan që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin. Festa zgjat tri ditë dhe parashikon blerjen e rrobave të reja, shkëmbimin e dhuratave e vizita tek familjarët e miqtë, si dhe një kujtim për njerëzit e tyre në amshim.

Shqiptarë e besimit mysliman që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, celebruan edhe ata që në orët e para të mëngjesit, me lutje në xhamitë e tyre, natën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ditën Bajramit të Madh – Eid al-Fitr

Muaji i Ramazanit nisi më 26 maj, kur mijëra besimtarë muslimanë agjeruan për 30 ditë në muajin e shenjtë të agjërimit sipas kalendarit të tyre islamik.

Besimtarët shqiptarë myslimanë, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, së bashku me myslimanët në vendlindje erdhën këtë festë, me lutjet e tyre për plotësimin jo vetëm të dëshirave familjare, por edhe ato në rafshin kombetar.

Ndërkaq, gjatë gjithë ditës sipas traditës ata shkëmbejnë vizita familjare dhe ndajnë dhurata e festojnë me tryezat e shtruara plot ushqime të shumë lllojshme, ku mund të veçohen ato tradicionalet, siç janë ëmbëlsirat e kësaj feste, bakllavaja, revania, kadaifi, e tjer.

Në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Twitter, e tjer, nëpërmjet fotografive pjesëmarrësit në festmin e Bajramit të Madh në xhamitë shqiptare, tregojnë se ka qenë pjesmarrje e madhe nga anëtarët e komuniteti shqiptarë të këtij besimi, këtu në Amerikë e Kanada, ku jetojnë më së shumti shqiptarët.

Ditën e Diel (25 – Qershor, 2017), qysh në orët e para të mëngjesit, shqiptarët mysliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e Kanada, kryesisht në vend-banimet më të populluara me shqiptarë, u mblodhën në Qendrat Islame Shqiptare , xhamit e tyre në Nju Jork, Çikago, Nju Jersi, Miçingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, Toronto – Kanada, për t’a ndarë këtë gëzim të madh të tyre, së bashku në ditën e shenjët të Bajramit të Madh.

Numëri më i madh e i tyre, sipas njoftimeve u pa të mblidhej si gjithënjë dekadat e fundit në Xhaminë shqiptare në Staten Island – NYC, ku numëri i tyre, ndoshta i ka kaluar dhe të 3 mijë besimtarë që e kan falë Bajramin.

Imam Rifat Halili nga Xhamia shqiptare në Garfild NJ, në një mesazh që lëshoi duke u drejtuar të gjithë besimtarëve, thuhej “ngase sot që po kompletojmë muajn e shenjtë të Ramazinit ; I lutemi Zotit për adhurime të pranuara dhe shpresojmë në begatit dhe shpërblimet e tij” .

Ai më tej në emrin e Komintetit Musliman Shqiptarë për SHBA dhe Kanada, Imameve dhe Këshillit Ekzekutiv të Qendrës Islame në SHBA , tha se “Ju Urojmë Fiter Bajramin me dëshirat më të përzemerta për paqe , mbarësi, suksese dhe lumturi në familje dhe bashkësin mbarë Shqiptare – Paqa , Bekimi dhe begatit e Zotit qofshin me ju dhe Me fat Fitr Bajrami”

Kurse, ai që do të quhej, si festimi qëndrorë, u përket besimtarëve nostalgjikë ta falin në xhaminë e parë shqiptare në SHBA, sipas traditës ata e falin Bajramin pikërishtë, në Xhaminë shqiptare në Amerikë – Qëndrën Islame Shqiptare, e cila ndodhet në rrugën Albemarle Road në Bruklin – NYC.

Bruklini, i cili është njëra prej nga lagjet më të bukura, e më të banuara nga mërgimtarët shqiptarë, të, të gjitha trojeve, prej shqiptarëve të dekadave të fundit, deri te emigrantët e vjetër nga Shqipëria, Kosova, Plavë, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova, Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Çamët e tjerë, ka të përfshirë një komunitet të gjërë shqiptar të besimit mysliman që e falin me dekada Bajramin në Qëndrën e tyre Islame Shqiptaro Amerikane.

Festimi i gëzuar i Bajrami i Madh – Eid al-Fitr zgjat tri ditë.

Dita e festimit të Bajramit në këtë xhami nisi me leximin e pjesëve të Kuranit, dhe ligjeratat e dy Imamëve të kësaj xhamie ku ndër të tjera ata thanë se :”Çdo punë e mirë, çdo vepër e madhe, çdo detyrë e rëndësishme, kur kryhet me vullnet e ndërgjegje të paster shpirtërore, pa dyshim, sjell gëzim në mëndje, zemër e shpirt të çdo personi.”

Të parët që hapen dyert e xhamisë ishin anëtarët e Këshillit të kësaj Qëndre, besimtaret e devoteshem, prinder e femije te vegjel te veshur mire, burra e gra të, të gjitha moshave.

Xhamia 45- vjeqare e Bruklinit, u mbushë plotë e përplotë me bismitarët, që shkleqenin nga gëzimi i kësaj dite, të madhërueshme, e cila shënoi edhe përfundimin e Muajit të Shenjt të Ramazanit : muajin më të cilin filluan dhe mbaruan me 30 ditët e agjerimit.

Të dy katet e xhamisë, u mbushën menjëher në mëngjes me shumë besimtarë.

Lutfi Mati, një besimtarë që ka nisur ta falë Bajrmin prej se ku u ndërtua kjo xhami , tha se Bajrami i kujtonte atj, ditët kur është ndërtuar edhe kjo Xhami – Qendra Islame Shqiptare, në nëndor 1972-.

Ai tha se ka një dukuri të veçantë, ” Ndersa,atëher ishim të gjithë burra, e gra të moshës mesatare, ndërsa sot, ishte se shumica e besimtarëve ishin të rijë e të reja të moshës 18 – deri me 35- vjeçare, bile edhe fëmijë të vegjël që falnin Baramin, gjë që të jep me kuptue, se të rinjtë e të rejat po trashëgojn, po ndjekin besimin e prindërve të tyre, edhe në mergim”

Pas, Faljes së namazit të Bajramit, e cila nisi n’ora 7:00 të mëngjesit, kohë, kjo, e caktuar sipas kalendarit islamik, nga Hutbeja foli Imam Zaga. Kurse, të tubuarit, bashkarishtë nën drejtimit të Imam Osman Zaga dhe Imam Roland Çinari, kryen atë që njihet si falja e Fitër Bajramit, në shenjë falenderimi, nderimi e kujtimi ndaj All’llahut, Krijuesit, Zhvilliuesit dhe Mirëbërsit të Gjithësisë.

Imam Osman Zaga, u tha besmitareve ndër të tjera :” Vëllazën e motra, besimtar e besmitare! Celebrimi i kësaj feste të madhënueshme, është një shënjë falenderimi ndaj të Madhit Zot, fuqija e të cillit, n’a dha mundësinë, t’i qendrojmë urisë e etjes, dëshirave gjatë 30- ditëve të agjerimit dhe n’a bëri lehtësina t’ i plotësojm faljet e përditëshme gjatë gjithë Muajit të Shenjte Ramazan. Gjithashtu, shtoi ai Fitër Bajrami, është një shënjë bashkimi, që n’a bashkojë, n’a afroje dhe n’a dha mundësinë e rastinë që bashkërishtë t’i përulemi, t’a adhurojmë të Madhin Zot. Na, agjenuem gjatë një muaji spese ishte mënyra dhe rasti për t’ja përmisuar besimtarit sjelljen, për t’ja pastruar shpirtin, për t’ja forcue moralin, e t’ja naltsuar karaterin”.

Ndërsa, Imam Roland Çinari – duke folur për festën e Bajramit të Madh tha se “Këtë ditë të shënuar në i lutemi Zotit, t’a krementojmë ashtu si na mëson feja dhe zakonet tona fetare, për të qenë të bashkuar , të shkojme tek njeri tjetri, dhe nese nuk kemi shkuar deri sot, pikërishtë sot, të shtrijme dorën e respektit për njeri – tjetrin”. Me këtë rast, tha Imam Çinari tek të gjithë besmtarët Mysliman, te mbizotroj gjithmon paqeja, qetësija e harmonija në mesin tonë, pasi kështu jo vetëm na mëson feja Islame, por, kështu na mëson edhe tradita kombëtare, të jemi të bashkuar dhe të lidhur me fen e kombin tonë”. “Ne, – tha ai, – i rrisim vlerat kesaj dite, kur lutemi edhe per paqen, Kosovën Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” tha ai.

Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Fitër Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë – të Fitër Bajramit.


One Response to “Shqiptarët e besimit mysliman në SHBA e Kanada festuan Bajramin e Madh”

Read below or add a comment...

  1. Aida Z. Mehmeti says:

    You spelled Imam Osman Zaga’s name wrong. ZAGA not Zaga.

Comment

*