Mustafa bëhet anëtar i grupit të tifozëve të Kosovës “Dardanët”

Prishtinë, 3 mars 2017 – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka pranuar kartelën e anëtarit të grupit të tifozëve të përfaqësueses së Kosovës në futboll “Dardanët”.

Këtë e ka bërë publik vetë Mustafa, përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se me zemër do t’i përkrahë futbollistët e Kosovës, edhe nëse nuk do të mund të jetë i pranishëm në çdo ndeshje.

“Sot, pranova me shumë kënaqësi kartelën e tifozërisë së përfaqësueses tonë në futboll, ‘Dardanët’. Edhe nëse nuk do të mund të jem prezent në çdo ndeshje, me zemër dhe mendje do të përkrahë lojtarët tanë në çdo përballje. ‘Dardanët’ do të kenë rol shumë të rëndësishëm në sukseset tona në futboll në të ardhmen. Faleminderit!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. (r.m.)

Comment

*