Mustafa: Çështë e kufijve të Kosovës është vetëm në dorën tonë

Prishtinë, 7 maj 2020 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me dyshimet se SHBA dhe BE po përpiqen të imponojnë një marrëveshje me Serbinë që cenon tërësinë territoriale të Kosovës. Ai ka theksuar se çështja e kufijve është “në dorën dhe në përgjegjësinë” e institucioneve dhe të udhëheqësve të Kosovës.

“Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tone”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.

“Nuk është Grenelli, as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e ‘kasapimit’ të Kosovës”, ka shtuar ai.

“Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun”, ka theksuar Mustafa.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka kritikuar teoritë konspirative që prodhojnë kundërshtarë e armiq. Ai ka theksuar se kjo është mendësi komuniste.

“Popullizmi dhe lufta e shtrigave nuk na qon askund. Vetëm vendet komuniste kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundershtarë dhe armiqë. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet”, ka theksuar ai.

Ky reagim i Mustafës vjen pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri, Joseph Borrell se BE nuk do të kundërshtojë as negociatat për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë, nëse vetë palët pajtohen për këtë.

Kjo deklaratë e Borrellit në Kosovë u komentua edhe si sinjal se SHBA dhe BE po përgatisin një marrëveshje që përfshin edhe ndryshimin e kufijve apo ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë i Mustafës:

Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë.

Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës.

Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun.

Popullizmi dhe lufta e shtrigave nuk na qon askund. Vetëm vendet komuniste kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundershtarë dhe armiqë. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet.

Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij; kështu thotë edhe Deklarata e Pavarësisë. Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë, që është mbyllur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu. Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë; është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik. IMi

(r.m.)

Comment

*