Mustafa: LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje

Prishtinë, 25 dhjetor 2020 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Mustafa ka thënë se LDK nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me parti të tjera, por është e hapur për përfshirjen e ndonjë subjekti më të vogël politik në listën e saj.

“Nuk do të lidhim koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mund të jemi të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës tonë, por në zgjedhje shkojmë me akronimin LDK”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Ditë më pare, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm votimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës, më 3 qershor, për shkak se për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili ishte dënuar me burg me aktgjykim përfundimtar.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime konsultative me partitë politike lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

(r.m.)

Comment

*