Mustafa njofton se është shëruar nga COVID-19

Prishtinë, 1 gusht 2020 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – pasi ka dalë negativ në testet e kryera.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka falënderuar doktorët që e kanë udhëzuar gjatë kësaj kohe, duke shtuar se “mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë”.

“COVID-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore. Uroj që ata që janë prekur me COVID-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Më 10 korrik, Isa Mustafa kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus. Edhe figura të tjera politike në Kosovë janë të infektuar me koronavirus, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*