Mustafa përshëndet nisjen e procedurave për tranformimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë, 3 gtetor 2018 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur fillimin e procedurave parlamentre për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se themelimi i ushtrisë së Kosovës “do të jetë një fitore e rëndësishme për Kosovën, por edhe për Shtetet e Bashkuara, të cilat e përkrahën këtë proces”.

Ai ka theksuar se FSK-ja, si ushtri e vendit, e meriton përkrahjen e të gjithëve qëtë bëhet pjesë e NATO-s.

“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar Mustafa. (r.m.)

Comment

*