Mustafa: Qeverinë Haradinaj mund ta rrëzojmë kur të duam

Prishtinë, 12 shtator 2017 – Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj mund të rrëzohet ende pa i mbushur 100 ditë punë. Ai ka theënë se një qeveri të votuar me 61 vota, mund ta rrëzojë kur të dojë opozita.

Mustafa ka theksuar se fati i qeverisë së udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinajt, është në duar të opozitës.

“Fati është në duar të opozitës tani, sepse është një qeveri e cila është totalisht e paqëndrueshme mbi bazën e votave”, ka thënë Mustafa.

“Unë konsideroj se kjo është një qeveri të cilën ne e rrëzojmë çdo ditë, kur të duam e rrëzojmë. Nuk është problem, por kërkojmë që të krijohen rrethana që të mos mbajmë zgjedhje çdo ditë sepse për ta rrëzuar një qeveri të tillë s’është asnjë problem”, ka shtuar Mustafa, në emisionin “Rubikon”, në KTV. (r.m.)

Comment

*