Mustafa sugjeron krijimin e shumicës parlamentare pa PDK-në dhe Listën Serbe

Prishtinë, 9 shtator 2017 – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar “të tmerrshme” gjendjen në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka sugjeruar rrëzimin e koalicionit qeverisës të sapokrijuar dhe krijimin  e një shumice të re parlamentare pa përfshirjen e PDK-së dhe pa Listën Serbe.

Mustafa nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!

(r.m.)

One Response to “Mustafa sugjeron krijimin e shumicës parlamentare pa PDK-në dhe Listën Serbe”

Read below or add a comment...

  1. sali ramadani-uskana says:

    NE VEND TE NJE PARTIE TE VERTETE SHQIPTARE DHE NJE OPOZITATE…

    Ashtu sic kemi (ri)botuar,duke ju thene me shume here:
    Dhe, lojerat vazhdojne…

    Sali Ramadani-Uskana

Comment

*