Mustafa: Vota e Teuta Rugovës i takon partisë së Ibrahim Rugovës

Prishtinë, 7 shtator 2017 – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur kënaqësinë që asnjë deputet i partisë së tij nuk e votoi Kadri Veselin psër kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia”, ka shkruar Mustafa, në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se Koalicioni i PANA nuk e mori as “votën e shumëpritur” të deputetes Teura Rugova.

“Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë i Mustafës:

 

Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia.

Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjijve e tabutgjijve.

Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar. IM

(r.m.)

One Response to “Mustafa: Vota e Teuta Rugovës i takon partisë së Ibrahim Rugovës”

Read below or add a comment...

  1. sali ramadani-uskana says:

    Serish, shprehimisht dhe definitivisht:

    “O, bo-bo, c’na ka gjetur ?!)…

    Me infinjiate te thelle:

    SALI RAMADANI-USKANA

Comment

*