Muzika shëron shpirtin, për trupin duhet më shumë

12 heronj shqiptarë të artit në Nju Jork, mbledhin 13 mijë dollarë, për mikun e tyre në rrezik, regjizorin Bekim Lumi

 

Nisma “Miqtë e Bekim Lumit” dhe Organizata Shqiptaro-Amerikane e Gruas, “Motrat Qiriazi” mblodhën 13 mijë dollarë, gjatë një mbrëmje humanitare e solidariteti në Nju Jork.
Në zemër të projektit ishte ndihma jetike për regjizorin nga Kosova Bekim Lumi, që po lufton kundër një sëmundjeje të rëndë.
12 artistë shqiptarë në SHBA, miq të regjizorit Lumi organizuan koncertin humanitar në Manhattan dhe lidhja e tyre nëFacebook “Bekum Lumi’s NYC Friends” mbetet e hapur pë rata që duan të vazhdojnë të dhurojnë.
Dhurimet mund të zbriten nga taksat, duke e bërë më të lehtë për ata që duan të ndihmojnë.
Artistët shqiptarë që mrekulluan publikun e mbledhur e që ishin nismëtarë të këtij gjesti human ishin: Riad Ymeri, Ergin Oda, Donika Ukshini-Gjokaj, Kushtrim Hoxha, Faton Macula, Lori Miho, Angelo Miho, Bekim Qela, Lorivert Cobo, Arens Leka, Leke Salihu, Shpend Xani dhe Taulant Mehmeti.
Mbrëmja kishte diçka për këdo. Muzikë klasike shqiptare (nga opera e parë shqiptare në histori, “Mrika dhe ajo e fundit e kompozitorit Prenk Jakova, “Skëbderbeu”), kishte muzikë tradicionale shqiptare, muzika xhaz, grupe rroku etj.
Koncerti u mbajt të hënën në 26 mars, në Sallën “Victor Borge” të Shtëpisë Skandinavem në 58 Park Ave, në Manhattan.
Për ata që nuk e dinë, Bekim Lumi është një regjizor i talentuar teatri, fitues i çmimeve ndërkombëtare e kombëtare, professor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë etj. Fitimet nga ky koncert dhe dhurimet e mëvonshme do të shkojnë për kurimin e tij të radhës, kundër kancerit, në një spital në Gjermani.
I urojmë shërim të shpejtë! (r.a./Illyria)

Fotografitë gjatë koncertit janë nga ILIR RIZAJ (ilirrizaj.com),
fotografitë nga përpara koncertit (nga “qylymi i kuq) janë nga Rromir Imami

Comment

*