Naftëtarët: Haradinaj na kërkoi t’i lirojmë çmimet për fundvit

Prishtinë, 27 dhjetor 2018 – Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës thanë së Kosova ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon, përveç Maqedonisë.

Në një konferencë për media të thirrur pas lajmeve se në Kosovë po shitet nafta 30 cent më shtrenjtë në rajon, shoqata e natëtarëve i quajti të pavërteta.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se arsyeja se pse Maqedonia ka çmim me të lirë se Kosova është për shkak akcizës së ulët.

“U përfol se kinse çmimi është 30 cent më i shtrenjtë se regjion, kjo nuk qëndron por e kundërta. Në regjion janë më të shtrenjtë përveç Maqedonia. Ky sektor i ka shumë sfida, këto janë çmimet në rajon për para dy ditëve, në Kroaci është 1,35 cent nafta, 1,30 benzina. Në Bosnje nafta 1,30, benzina 1,27 cent. Në Mal të Zi nafta 1,27. Në Serbi dizelli është 1,40 ndërsa benzina 1,29. Në Shqipëri 1,46 benzina 1,47. Në Kosovë çmimi i naftës sillet 1.10-1,17 benzina 1.11 deri 1.17. Në Maqedoni është rreth një euro dizelli. Ne jemi me te lirë në regjion përveç Maqedonisë pasi qe kjo e ka akcizën 26 cent me te na është 36-38 cent”, tha ai.

Naftëtari Latif Kryeziu tha se për çmimet e shtrenjta po ndikon edhe akciza dhe pagesa për kyçje në rrugë.

“Kur është çështja te çmimet në  përgjithësi unë po them se faktorët që ndikojnë janë mbi 15. Ne kemi akcizën e limituar fikse. Ne kemi licenca të vetmit në rajon jo vetëm pikat të paguajmë por edhe për deponi edhe për kyçje në rruge, për rrymë. Ne betohemi kurrë s’ka marrëveshje. Prej këtu ftojmë autoritet e konkurrencës që të hetojnë”, tha Kryeziu.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, u kishte premtuar mbështetje dhe që të paktën të ketë ulje të çmimit me rastin e festave të fundvitit.

(Kallxo.com)

Comment

*