Nagavci: Përkrahja për Kurtin – përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura

Prishtinë, 29 janar 2021 – Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, i cili nuk lejoi që kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, të jetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e parakoshshme parlamentare të 14 shkurtit.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm“, pavarësisht prej vendimit që ai të mos lejohet të kandidojë pë zgjedhje.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se përgjigje ndaj vendimit të ”instiucioneve të kapura” do të jetë përkrahja e fuqishme për Kurtin.

”Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës  për shtetin e së drejtës”, ka theksuar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Qeveria Kurti 2 është  realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës  për shtetin e së drejtës.

#KrejtdheDrejt me 14 shkurt.

(r.m.)

Comment

*