Nait Hasani ngjitet në Çakorr, prej nga përcjell mesazh për Demarkacionin

Prishtinë, 26 shkurt 2018 – Grupi parlamentar i PDK-së duket se nuk është unik rreth Marrëveshjes së Demarkacionit më Malin e Zi, ndonëse kreu i partisë, Kadri Veseli, këmbëngul se të gjithë deputetët e kësaj partie do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.

Në këtë pëfundim shpie një veprim i deputetit të PDK-së, Nait Hasani, i cili ka qenë njëri ndër kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj marrëveshjeje.

Të dielën, Hasani ka bërë një vizitë në Çakorr, njërës prej pikave kontestuese të vijës së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi, të përcaktuar me marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015.

Deputeti Hasani, i cili e ka postuar një foto nga Çakorri, e cila konsiderohet si njëfarë mesazhi për bashkëpartiakët, për kolegët e tij deputetë dhe për opinionin publik, por nuk ka bërë asnjë koment.

Gazeta Express nuka arritur ta kontaktojë deputetin Hasani për ta pyetur nëse do të votojë “për” apo “kundër” Marrëveshjes së Demarkacionit, tani që partitë e koalicionit qeveritar (përveç Listës Serbe) dhe LDK-ja kanë arritur një konensus lidhur me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Megjithkëtë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk dyshon se mund të rrjedhë ndonjë votë e subjekteve politike që e kanë arritur këtë konsensus. Veseli është vënë në kërkim të dy-tri votave të nevojshme te grupi parlamentar i Vetëvendosjes, udhëheqja e së cilës vazhdon ta kundërshtojë këtë marrëveshje, dhe te grupi parlametar i Listës Serbe, e cila ka thënë se nuk do të votojë fare për këtë marrëveshje.

Grupet parlamentare që kanë deklaruar pro ratifikimit të marrëveshjes – LDK, PDK, AAK, Nisma dhe 6+, dhe deputetët pa grup paralamentar, përbëjnë gjithsej 78 deputetë, prandaj për ratifikimin e marrëveshjes nevojitën edhe dy vota, të cilat kërkohen te Vetëvendosja dhe te Lista Serbe.

Veseli ka thënë se ka deputetë të Vetëvendosjes që janë të gatshëm të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes, ndonëse udhëheqja e kësaj partie e kundërshton ashpër atë.

Marrëveshja e Demarkacionit pritet të vihet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet ditën e mërkurë. (r.m.)

One Response to “Nait Hasani ngjitet në Çakorr, prej nga përcjell mesazh për Demarkacionin”

Read below or add a comment...

  1. Veterinari i Naitit says:

    Zotni Nait Hasani eshte nje nder ahmaket me te suksesshem ne Kosove. Urime i nderuari ahmak.

Comment

*