Naser Ziberi është kandidat për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Prespë, 24 qershor 2020 – Naser Ziberi është kandidati i parë shqiptar për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Emrin e tij e promovoi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në hapje të  fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, në Prespë.

Ahmeti e prezantoi ish-deputetin dhe ish-zëvendëskryeministrin si kandidat që e ka edhe besimin e shoqërisë civile, të botës akademike dhe të autoriteteve publike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit njëetnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi, i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Ziberi, në fjalën e tij, u shpreh u bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë të shqiptarëve me të tjerët në Maqedoninë e Veriut.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vetë me vete se kjo   jo vetëm që do të ndryshonte jetën time, por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por,  çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thash: Po!” tha ai.

(r.m.)

One Response to “Naser Ziberi është kandidat për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut”

Read below or add a comment...

  1. Viktori says:

    Mire shame .pse mos behet nje Kryeminister nga Dardanija e vjeter. Por emeri ”Naser” ma perkujton Presidentin gjakpires t Egjyptit G A Naser i cili e helmone ne pabesi Mbretin Faruk me prejardhje shqiptare qe kategorisht ishte kunder luftes me Israelin. Per kete shkak spiunet e Naserit e helmuan mbretin Faruk. ne Rome.Ibrahim Baghdadi is and was widely accused for decades of being the man who poisoned King Farouk’s meal at Ile De France restaurant in Rome on the 18th of March 1965 by the orders of Gamal Abdel Nasser and his fearful secret services. Shqiptaret anembane trojeve tona I pagezuan femijet me emerin ””Naser” per adhurimin qe kishin ndaj Marshalit Tito ish president I Jugosllavise I cili atebote kishte marredhenje te shkelyshme me Egjyptin e G A Naserit. Naser president I Egjyptit vrau Mbretin Faruk qe atebote nuk deshi ta luftonte Izraelin por u rreshtua me aleatet e Izraelit Shqiptaret qe kishin simpati dhe te punesuar ne ish Jugosllavin pagezuan femijet e tyre me emerin Naser. Edhepse ndoshta pa paur njohuri qe presidenti i atehershem ”Naser” vrau dhjetera shqiptare n Egjypt dhe e katandisi diasporen shqiptare te vendosur n Alexandri dhe Kairo. Ne kater anet e botes.
    Nu kam kurrefare paragjykimi per Kryeministrin e ardhshem sepse as qe e njohe,por dua qe kete copez histori mos ta harrojme dhe pagezoni femijet me emra ilir dhe dardan.

    Sinqerisht juaji
    Viktori

Comment

*