Nata e Shenjtë e Festës së Krishtlindjes në Kishën Zoja e Shkodrës në New York

Në të gjitha kishat shqiptare në Amerikë dhe Kanada, është mbajtur mbrëmë në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve dhe Mesha e së dielës.
Më shumë se nji mijë besmitarë, u mbodhën mbrëmë sipas një video stream të trasmetuar në rrjetin social Facebook, në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.
“Krishtlindja, është një ditë për të festuar lindjen e Jezusit, kështu që është shumë e rëndësishme për të marrë pjesë në këtë Meshë, sidomos, për shkak se ajo është e tillë e shjetë, në një kohë të bukur të vitit kur ne jemi së bashku, këtu të presim në prehrin tonë lindjen e Krishtit”, tha famullitari Dom Pjetër Popaj.
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, me famullinë e saj me gëzim të madh gjatë gjithë ditës, dje edhe sot ka hapur dyert e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që t’i bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit, një nga festat më të mëdha të kishës Katolike në mbarë njerëzimin.
Të shtunën, më 24 dhjetor 2016 u kremtua së pari procesioni ora në Vigjilja e Krishtlindjes . Një ceremoni, kjo, e cila u shoqërua me pritja solemne nga famullitari shembullor, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016, Dom Pjetër Popaj
Aty afër mesante më pastaj u mbajt Mesha e Madhe, e cila nisi me një Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.
Mesha solemne e Krishtlindjes në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, të cilën e udhëhoqi Meshtari Dom Pjetër Popaj – u ndoq nga më shumë se 1000 besimtarë.
Ndërkohë, që sot e diele, 25 dhjetor 2016 – Dita e Krishtlindjes, nisë në ora 11:00: me Meshë në Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, më pastaj festa ka vazhduar me gostit dhe vizitat e familjarve me tryezat e mbushura përplot me ushqime dhe me plot urime : Gëzuar e për shumë vjet Krishtlendjen .
Radio Vatikani, kujtoi sot se: “Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Shën Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë”.
Më pas ajo tha se kur ne dëshirojmë të kremtojmë Krishtlindjen, ndoshta nuk kemi menduar që duhet ushqyer të uriturit dhe ti veshim të zhveshurit, duke pakësuar kështu ego-n për posedimin vetjak, të mirëpresim të padëshiruarit, të falim fajtoret dhe ti duam armiqtë tanë, për të rritur forcën e të qenurit njeri i lirë, dhe t’u bëjmë të tjerëve atë çka dëshirojmë të na bëjnë ata neve. Kështu mund të lëmë gjithherë fryte mbi tokë.
Gjatë kohës së mrekullueshme të Krishtlindjes mund të shohim me sytë e një fëmije, sepse fëmijët më së miri e përjetojnë mrekullinë e dashurisë, fëmijët gëzojnë të gjithë atë që festa ofron dhe e jetojnë në plotësi tërë kohen. Kështu, Shën Nënë Tereza na fton të gjithëve, për të jetuar dhe uruar lavdinë e kësaj feste të mrekullueshme, që është Lindja e Jezu Krishtit.(Photo credite Mark K. Shkreli)
15492434_10154886975083151_6523718719534698779_n

15541969_10154886975978151_5874411913829219077_n

15672505_10154886977383151_6009072682893339991_n

15672683_10154886974523151_7298655093565403307_n

15672704_10154886977233151_5703460886854688907_n

15676360_10154886978153151_273667695789491038_o

15697319_10154886974478151_8687455779517462121_n

15697388_10154886978808151_5900703890523107410_n

15697448_10154886975218151_53283172105498118_n

15697604_10154886977798151_4485266286451990350_n

15698347_10154886978398151_7853209830005669394_n

15726417_10154886978208151_4745762545014253876_n

15726703_10154886978573151_730584233008344997_n

15726770_10154886974178151_2518185655720157547_n

15726927_10154886976898151_5148072265018285067_n

15727148_10154886977613151_5914107316119165321_n

15741103_10154886974878151_2749193732803837702_n

15741134_10154886977118151_8781591211948014823_n

15747460_10154886975653151_2504818607385978972_n

Comment

*