NATO e mbështet operacionin ushtarak kundër Sirisë

Bruksel, 14 prill 2018 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mështetur operacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës kundër objekteve dhe kapaciteteve prodhuese të armëve kimike të regjimit në Siri.

“Unë i mbështes veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kundër objekteve dhe aftësive prodhuese të armëve kimike të regjimit sirian. Kjo do të zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike”, thuhet në një deklaratë të sekretarit Stoltenberg.

‘NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria, si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të ja;pin llogari”, thuhet më tutje në deklaratë.

“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike. Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive tna bashkësia ndërkombëtare”, përfundon deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (r.m.)

Comment

*