Navalnyt i shndërrohet në dënim me burgim dënimi me kusht

Moskë, 2 shkurt 2021 – Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim që liderit opozitar, Aleksei Navalny, t’i shndërrohet në dënim me burgim dënimi me kusht prej 3 vjet e gjysmë burgim, raporrtojnë mediet.

Gjykata është pajtuar me akuzat e prokurorëve se Navalny i ka shkelur kushtet e dënimit me kusht të vitit 2014, pasi nuk është paraqitur në gjykatë, ndonëse ai ishte për trajtim në Gjermani.

Ky vendim vjen në kohën e rritjes së zemërimit ndërkombëtar për ndalimin dhe gjykimin e kritikut të Kremlinit zyrtar dhe protestive të dhjetra mbështetësve të Navalnyt që u mbajtën fundjavën e kaluar në gjithë Rusinë.

Këto protesta ishin protestat më të mëdha kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Navalny, që bën fushatë të vazhdueshme kundër korrupsionit, është mbajtur në burg prej 17 janarit. Ai është arrestuar sapo është kthyer në Moskë nga Gjermania, pas përfundimit të trajtimit spitalor. Ai është trajtuar në një spital në Berlin, nga helmimi që besohet të jetë urdhëruar nga Putini.

Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet se agjentë shtetërorë e kanë helmuar Navalnyn dhe i ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e tij nga arresti.

(r.m.)

Comment

*