Ndahet nga jeta Gëzim Qendro

Tiranë, 27 shkurt 2018 – Ndahet nga jeta kritiku dhe historiani i artit, Gëzim Qendro, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.

Qendro ka vdekur sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh.

Lajmin për ndarjen nga jeta të studiuesit të artit të realizmit socialist e kumtoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në një postim në Facebook, ajo e ka quajtur Qendron si “një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes”

Postimi i ministres Kumbaro:

“Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Le vepra shumë të mira mik!

Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.

Je i pazëvendësueshëm!

Lamtumirë!”.

(r.m.)

Comment

*