Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar, Gaqo Çako

Tiranë, 1 gusht 2018 – Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, ishte ndër emrat më të mëdhenj të botës së muzikës shqiptare.

Prej 1957 deri në vitin 1961, Gaço Çako studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës, nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri, më 1961, ai nisi punën në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, ku u bë tenori kryesor, për tri dekada me radhë.

Gjatë karrierës së së tij të shkëlqyer, ai interpretoi në operat e njohura klasike, si: “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, dhe në operat shqiptare: “Mrika” të Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” të Kristo Konos, “Pranvera” të Tish Daisë, “Heroina” të Vangjo Novës, “Skënderbeu” të Prenk Jakovës, “Skënderbeu” të Abdulla Grimcit, “Komisari” të Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” të Tonin Harapit, “Toka e jonë” të Pjetër Gacit, etj.

Gaço Çako ishte mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku e ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Ai ishte ndër këngëtarët më të vlerësuar edhe në zhanret tjera të muzikës. Këngët që asi i këndoi në Festivalin e Këngës në Radio-televizion kanë zënë vend në mesin e margaritarëve të muzikës shqipe. (r.m.)

Comment

*