Ndërroi jetë amerikani Eugen Cernan, personi i fundit që shkeli në Hënë

Vetëm 10 njerëz të tjetër – të gjithë astronautë amerikanë – e kishin bërë këtë më parë

Ish-astronauti amerikan Eugene Cernan, i cili u bë i fundit astronaut që shkeli në hënë, një eksperiencë që sipas tij e bëri njësh me universin, u nda nga jeta të hënën, në moshën 82-vjeçare, sipas agjensisë hapësinore amerikane.

Cernan, ndër të parët persona që ka ecur në hapësirë, vdiq i rrethuar nga familja e tij, ndërkohë që NASA nuk bëri të ditura detaje të tjera.

Cernan dhe astronauti Harrison Schmitt, u bënë anëtarë të klubit më ekzkluziv të universit në 11 dhjetor 1972, kur ata shkelën në sipërfaqen e Hënës nga moduli i tyre i uljes.

a eugen cernan

Vetëm 10 njerëz të tjetër – të gjithë astronautë amerikanë – e kishin bërë këtë më parë.

Në tre ditë qëndrim, ata ecën më shumë se 30 km në një mjet hënor dhe grumbulluan më humë se 100 kg gurë gjatë eksplorimit 22-orësh të kratereve dhe kodrave.

“E dija që kisha ndryshuar në tre ditët e kaluara dhe që nuk i përkisja më vetëm Tokës,” shkruante Cernan në shënimet e tij autobiografike “Njeriu i fundit në Hënë”.

“Përgjithmonë, unë do t’i përkas universit,” shprehej më tej ai.

Eugene Cernan, i cili u rrit në Chicago, doli në pension nga NASA dhe Marina në 1976. Si një civil, ai ndihmoi në krijimin e aerolinjës Air One, punoi si një konsultues i energjisë dhe hapësirës ajrore, shërbeu si kryetar i një kompanie inxhinierie dhe ishte një komentues i hapësirës për ABC News.OraNews

Comment

*