Ndërroi jetë Dr Skënder Gashi, profesor shumëvjeçar në Universitetin e Vjenës

Prishtinë, 28 qershor 2019 – Dr. Skënder Gashi, albanolog i shquar dhe veprimtar i lëvizjes politike për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ka vdekur të enjten pasdite, në moshën 74 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Dr. Gashi ka ndërruar jetë  në Vjenë, të Austrisë, ku ka punuar e jetuar tri dekadat e fundit.

Dr. Skender Gashi ka lindur më 1942, në Mramor të Prishtinës. Arsimin fillor e të mesëm dhe studimet themelore i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës i mbaroi në Universitetin e Zagrebit, kurse titullin doktor shkence e mbrojti në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gashi ishte shumë vjet udhëheqës i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës. Para se të shkonte në Austri, ai punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në vitet ’90, ai ishte njëri prej themeluesve dhe drejtuesve të degës së LDK-së në Austri dhe nënkryetar i degëve të kësaj partie në Evropë. Ishte njëri prej miqve dhe bashkëpuntorëve të ngushtë të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Dr. Gashi është njëri nga onomastët më të vlerësuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai ka botuar dhjetra libra dhe qindra punime shkencore në Kosovë, Shqipëri, Austri e Kroaci.

Ishte themelues dhe drejtues i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.

Veprat e tij më të njohura janë: “Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura”(dy vëllime), “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”, “Institucioni i fisit te shqiptarët, në dritën e onomastikës”, etj.

Ai ishte edhe bashkautor i “Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”.

(r.m.)

One Response to “Ndërroi jetë Dr Skënder Gashi, profesor shumëvjeçar në Universitetin e Vjenës”

Read below or add a comment...

  1. Ismaili Gashi-Sllovia says:

    Ishim me 1960/61 bashkenxenes ne ne klasen e I-1 ne Gjimnazit e Prishtines,atehere “ivo Llolla ibar” tash dhe para Luftes se Dyte boterore Sami Frasheri.Ndoshat ishim nxenes te vecante,ardhur nga fashti,Skenderi percec ne mesime,dallon edhe per skrime fillesrtare letrare.Me vone ishim edhe bashkepuntore ne mbledhjen e toponimeve nga Instituti Albanologjik, Per 500-vjetorinh e vdekjes se Skenderbeut,bashkarist pergatitem recital poetik, me nxenes te klases se dyte Bujqesore,klase e veteme shqiptare ne shkollen e mesme ne Lypjan,ku punonte Skenderi dhe me disa nxenes te klases se VIII ku une punoje te shkolles fillore te Lypjanit.Kam kujtime te te moshes dhe kohera te ndryshme, por te paharruara.

Comment

*