Ndërroi jetë kampioni i mundjes, biznesmeni Muhamet Malo

Sporti shqiptar vajton ndarjen nga jeta të një tjetër figure emblematike. Muhamet Malo ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare si pasojë e një  sëmundjeje të rëndë dukë shënuar në këtë mënyrë një tjetër tragjedi në sportin e vendit tonë gjatë vitit 2017, pas lamtumirës së dy legjendave të peshëngritjes e boksit Ymer Pampurit dhe Todi Jankut.

Muhamet Malo e  nisi karrierën si mundës i skuadrës së Studentit ku kontribuoi nga viti 1971 deri në 1977, pas një periudhë dy vjeçare tek Partizani ai u rikthye tek klubi mëmë i Studentit aty ku për një hapësirë kohore 8 vjeçare siguroi disa tituj kampion në disiplinën e mundjes klasike për peshën 82 deri 90 kg.

Më ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, pra me ardhjen e demokracisë, Muhamet Malo u shndërrua në një ndër biznesmenët më të sukseshëm në vendin tonë, duke drejtuar disa kompani të ndryshme, nga ato të basteve e deri tek një media e rëndësishme sportive.

Ai gjithashtu ka mbajtur postin e presidentit të federatës së mundjes nga 1992-i deri në 1996.

Malo është nderuar edhe me pllakatën e mirënjohjes nga federata europiane e peshëngritjes për mbështejten ekonomike që ai i ka dhënë këtij sporti në Shqipëri, gjtihashtu ka mertiuar të njëjtin vlerësim nga komiteti olimpik ndërkombëtar.

Megjithatë mbi të gjtiha Muhamet Malo ishte një njeri dera e të cilit ka qëndruar gjithnjë e hapur për këdo që ka kërkuar ndihmën e tij.oranews

Comment

*