Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari i persekutuar nga komunizmi Kasëm Trebeshina

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkritari i njohur Kasëm Trebeshina. Shkrimtari ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Ankara ku jetonte tek vajza e tij. Trebeshina njihet si kundërshtar i regjimit komunist.

Pas rënies së komunizmit ai të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist.

Jeta e shkrimtarit Trebeshina

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

Veprat e Kasëm Trebeshinës

  • Kruja e çliruar, 1953
  • Artani dhe Min’ja, 1961
  • Stina e Stinëve, 1991
  • Legjenda e asaj që iku, 1992
  • Qezari niset për luftë, 1993
  • Koha tani, vendi këtu, 1992
  • Rruga e Golgotës, 1993
  • Mekami, melodi turke, 1994
  • Lirika dhe satira, 1994
  • Historia e atyre që s’janë, 1994
  • Ëndrra dhe hije, 1996
  • Hijet e shekujve”, 1996
  • Nata para apokalipsit, 1998
  • Ku bie Iliria, 2000
  • Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
  • Më përtej kohërave, 2004
  • Drama, 2006
  • Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
  • Tregtari i skeleteve, 2006
  • Këngë për Kosovën, 2007
  • Shtigjet e shekujve, 2007
  • Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016///OraNews

One Response to “Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari i persekutuar nga komunizmi Kasëm Trebeshina”

Read below or add a comment...

  1. faruk myrtaj says:

    Nuk do vlente asgje, nese do flisnim ne mungese te te Ikurve Pergjithnje
    pa pasur qellim jetet e punet e qendrimet e te gjalleve sot e neser.

    Kasem Trebeshina ka qen mes nesh,
    ne nuk kemi asnje te drejte, asnje shanc, asnje mundesi ta largojme…

    Natyrisht: jo vec ate, jo vetem ate, por per Kasem Trebeshinen po rrekemi te themi sado-dicka keto dite.

    Ne midis vitet 200-2002, nga Kryesia e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane
    (edhe) ne adresen time erdhi nje ndermendje per ta patur Kaem Trebeshinen “Anetar Nderi te ShShShA”.

    Mu kerkua edhe mua, pra, nje prononcim dhe une jua kam nisur me shume deshire ate. Madje duke pyetur nese…Kasem Trebeshina do pranonte(!)

    Kaluan vite dhe teksa u ndodha ne Tirane, dhe po flitej per Trebeshinen, s’dita ta shtyja biseden per sa me siper: A u be Kasem Trebeshina anetar Nderi i SHSHSHA? A eshte ne fuqi ai vendim? Ia vlen te kujtohemi per kete?

    Vertete s’ja vlen te kujtohemi, per te qetesuar shpirtin tone, se si u sollem me te?!

Comment

*