Ndërroi jetë në Prishtinë, akademik Mark Krasniqi

Nga Beqir Sina

Prishtine 28 gusht – Sot, pas mesnate rreth orës 00.35 minuta në Qendrën Intensive të QKUK-së ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Illyria”, një miqtë e tij më të afërt ne SHBA , zoti Besim Malota, pasi ka biseduar me mjeken kujdestare Agreta Gecaj- Gashi.

Ajo ka thene se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë.

Profesor Mark Krasniqi u shtri në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij, transmetoi shtypi kosovar.

Biografia e akademik Mark Krasniqit

Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941–1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946– l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945–1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947–l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950–1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961–1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar iAkademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė “Posta e porositur“. autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.

Mark Krasniqi_te shtatorja e Skënderbeut

Comment

*