Ndërroi jetë Rasim Bebo, luftëtar trim i Batalionit Çamëria, veprimtar e publicist shqiptar në SHBA

Ju lajmërojmë se veprimtari e intelektuali z. Rasim Bebo ndërroi jetë sot më 12/12/2017.

 

Nga Ilir Ademi

Rasim Bebo lindi më 14 prill të vitit 1926 në Shalës të Çamërisë, Shqipëri. Luftëtar trim në Batalionin Çamëria, profesor e prind i përkushtuar, në moshën 91-vjeçare, ky njeri i rrallë, nuk rreshti së shkruari, me një pasion atdhedashurie, për fatet e kombit shqiptar, teksa banon prej vitesh në SHBA, ka në shpirtin e tij të madh, një zjarr të fuqishëm, të pashuar prej vitesh, për Shqipërinë dhe Çamërinë martire. Prej 20 vitesh ai vijoi aktivitetin e tij si historian e studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historiani Rasim Bebo sot rendit disa libra: “DODONA”, “ZEUSI”, “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU” etj dhe arrin të bëjë shtrirjen e plotë të studimeve të tij, mbi të gjithë historinë e Shqipërisë nga lashtësia deri sot. Komuniteti shqiptar në përgjithësi e njeh atë si intelektual që ka shkruar e artikuluar në mënyrë asnjëanëse për problematikën e shqiptarëve të diasporës, çështjes së origjinës pellazgo-ilire dhe në veçanti të kauzës së shqiptarëve të Çamërisë.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve. I Paharruar Qoftë!

Rasim Bebo është edhe autor i dhjetëra shkrimeve të botuara në vite në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”.

Ngushëllime familjes!

Comment

*