Ndërron jetë artisti i madh shqiptar, Avni Mula, 92 vjeç

Mësohet se Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmin e për ikjen e artistit të shquar shqiptar e ka dhënë e bija, Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!” ka shkruar ajo me fotografinë përbri, në Instagram.

I lindur në Gjakovë, në 1928, ai u rrit në Shkodër të Shqipërisë, ku u vendos familja e tij, përpara se të përfundonin në Tiranë.

Avni Mula u shqua si artisti muzikës klasike bariton, por edhe si kompozitor, e muzikant i shquar. Ai është nderuar me shumë çmime e mirënjohje, përfshi edhe Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit.

Sipas mesazhit të sopranos Inva Mula: “Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”.

One Response to “Ndërron jetë artisti i madh shqiptar, Avni Mula, 92 vjeç”

Read below or add a comment...

  1. Sejdi Veseli says:

    Me veprën e Tij jetësore në shërbim të kulturës së popullit që e lindi, i madhi Avni Mula, ka siguruar përkujtim dhe respekt të përjetshëm!

Comment

*