Ndërron jetë fizikanti i shquar shqiptar, Petrit Skënde

Fizikani i shquar shqiptar Petrit Skënde ndërroi jetë në një institucion për të moshuarit në Ëestborough në SHBA në moshën 80 vjecare. Petrit Skënde është një nga fizikanët më të shquar shqiptar, një shkenctar i kalibrit europian. Ai ishte specializuar për fizikë bërthamore dhe për rreth 20 vjet ka qenë nën/drejtor i Institutit të Fizikës bërthamore të Aplikuar.
I ndjeri ka qenë për rreth 30 vjet profesor fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si edhe nën/kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitin 1997, kur doli në pension. I ndjeri ka dy djem të martuar në SHBA, ndërsa gruaja e tij Elisabeta, pas 40 vitesh martese me Petritin ndërroi jetë në 2010.
Shpresojmë që kolegët e Petritit në fakultet, në instituti dhe në akademi të organizojnë një ceremoni të denjë për një shkenctar shqiptar të kalibrit europian. Theksojmë se populli shqiptar duhet t’i jetë mirënjohës të ndjerit dhe dy kolegëve të tij fizikanë, që e bindën diktatorin Ramiz Alia të hiqte dorë nga ideja e importimit për varrosje në Shqipëri të skorjeve radioaktive.
Diktatori Alia shpresonte, që me disa dhjetra miliard lira italiane, që do merrte si shpërblim për varrosjen e skorieve radioaktive në Shqipëri, t’i zgjaste më shumë jetën komunizmit të falimentuar shqiptar dhe të pasuronte edhe më shumë fëmijët e vet siç bëri me dërgesat në vijë ajrore të arit dhe argjendti në Zvicër 20 muajt e fundit para rënies së komunizmit.
Ishte argumentimi shkencor i të ndjerit për përhapjen e radioaktiviteti deri te cezmat e bllokut nëpërmjet rrjetit të ujërave nëntojkësorë në Shqipëri, që e tmerroi diktatorin komunist duke e detyruar të hiqte dorë nga kjo aventurë vrastare in extremis. /GJERGJ THANASI /CNA.al

 

www.mercadantefuneral.com
370 Plantation Street
Worcester, MA 01605

Visiting hours on Friday, Feb 23, 4-7pm.
Funeral on Saturday, Feb 24, 10am.

One Response to “Ndërron jetë fizikanti i shquar shqiptar, Petrit Skënde”

Read below or add a comment...

  1. Eni Minarolli says:

    A mund te quhet “fizikant i shquar shqiptar” nje studiues qe nuk ka krijuar asnje teori te veten, madje qe nuk ka botuar as nje liber me studime?

Comment

*