Ndërron jetë kampioni kombëtar i notit, 24-vjeçari Klavio Meça

Njoftimi nga Kmiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar:

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec.

Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”.

Comment

*