Ndërron jetë në Detroit në moshën 109-vjeçare Baba Arshi Bazaj

DETROIT MI : Ndërron jetë në moshën 109-vjeçara Baba Arshi Bazaj, Baba i Teqes Baba Rexhepi në Detroit në SHBA .
Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906
Ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij komunitetit të bektashinjve.E filloi me përkushtim në Vlorë dhe po me përkushtim e vazhdoi dhe e mbylli në Detroit në SHBA

Ka qenë bashkpunëtor i ngushtë i Baba Rexhepit.Teqja ku ai shërbeu në Detroid mbajti të gjallë traditat Shqiptare,motivoi besimtarët për vazhdimësinë e një jete të re dhe shpresën për çlirimin e Shqiperise nga kthetrat e Komunizmit.

Baba Arshiu predikoi tërë jetën e tij si ndihmës i Baba Rexhepit vlerat e bektashizmit,vlerat e lirisë, vlerat e Nacionalizmit paqësor shqiptar unik në llojin e tij në Europë,vlerat e mirësisë dhe humanizmit njerëzor.

Feja bektashiane simbol i atdhedashurisë Kombëtare ka inspiruar dhe idetë politike të Mid’hat Frshërit.

Baba Arshiu , Ju u larguat duke lënë gjurmë të shenjtësisë kur ishit gjallë por u bëtë i përhershëm në vëndin e shenjtë në tyrben e Baba Rexhepit.

Do vijmë të falemi sërish tek Ju për të marrë fuqi të vazhdojmë mbi vlerat që Ju predikuat, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit kryetari i Partisë Balli Kombëtar zoti Artur Roshi.
Lamtumirë Baba Arshiu.

2 Responses to “Ndërron jetë në Detroit në moshën 109-vjeçare Baba Arshi Bazaj”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti usa says:

    Per te gjithe vellaznit dhe motrat shqitare te Teqes se bektashinjve ne Amerike, ngushellimet tona me te thella per vdekjen e Baba Arshiut, te mendshem dhe te nderuem. Familja Repishti, Ridgefield, CT

  2. Ladi POGRADECI says:

    Me hidherm mesume nga media ndarjen nga jeta te Baba Arshiut njeriut qe ju perkushtua fese bektashizemit njeriut qe hodhi me BABA REXHEPIN themelet e teqese Bektashiane detroit ,njeriu i dashur e i respekture nga gjithe emigrantet shqiptar po vecenerisht nga komuniteti i Prespareve ku ata qene mbeshtetesit kryesor para demokracise ne amerike Ne kete dite zie per te nderurin B Arshiun me lejoni tju shpre ngushelimet e mia per ate njeri qe kam jeture me te ne vitetet 1995 kohe kur dhe baba rexhepi nderoj jete .Per kete njeri qe beri historine e me fjalet e tia qer per shqiperine e per vloren baba Arshiu qe atedhetar me zemer te madhe te nderure lexus Po dhe takimi me Presidentin Alfret Mojsiu Baba Arshimi Tha e dua shqiperine e dua Vloren i nderure President se molli per vendin edhe dheri nuk do me trete,Qofte i lete dheu per ty o gjeniu i bektashizemit me nderimin tim ngushellime gjithe mehypeve te Teqese Bektashiane

Comment

*