Ndërron jetë poeti e profesori universitar Basri Çapriqi

Prishtinë, 15 janar 2018 – Poeti dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë të dielën, në moshën 58-vjeçare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në Prishtinë.​

Lajmin për vdekjen e profesorit e ka bërë të ditur Familja Çapriqi për Gazetën Express.

Çapriqi vuante nga një sëmundje e rëndë. Për një kohë është trajtuar në Turqi, ndërsa para pak ditësh është shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë, ku edhe ka ndërruar jetë, të dialën pasdite.

Ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Çapriqi ishte lindur më 15.01.1960, në Anë të Malit, Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë.

Çapriqi ishte profesor i Letersisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Letërsisë Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës, dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.

Është përfshirë në dhjetra antologji të poezisë në gjuhë të huaja (polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frengjisht, arabisht, japonisht, koreane). (r.m.)

Comment

*