Ndërtimet pa leje, policia procedon 24 persona, bllokohen objektet

Aristir Lumezi

Tiranë, 29 shtator 2013 – Të paktën 24 persona janë proceduar nga strukturat e Policisë së Shtetit për ndërtimet abuzive, ndërkohë që janë bllokuar dhe ndërtimet përkatëse në rrethet Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, Fier, Mat, Shijak, Lezhë dhe Elbasan.

Policia e Shtetit bëri të ditur sot se në Malësi të Madhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për ndërtime të paligjshme për 2 shtetas, në Qarkun Korçë për 15 persona për ndërtime abuzive, nga të cilët 12 në Pogradec.

Në Devoll filloi procedimi në gjendje të lirë për 4 persona, ndërkohë që nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë proceduar 2 persona për ndërtime abuzive.

Sipas njoftimit për shtyp, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, në Shijak, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas për ndërtimin e një objekti pa leje. Në Mat filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas dhe po kështu në Elbasan, në Lezhë dhe në Fier përkatësisht nga një shtetas.

Comment

*

Current day month ye@r *