Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të zhvillohet më 4 qershor, pa shikues

Prishtinë, 20 mars 2020 – Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikime në Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet më 4 qershor, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. me prani të tifozëve.

Këtë vendim UEFA ua ka komunikuar sot federatave të futbollit të të dy vendeve.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej më 26 mars, mirëpo ky termin u anulua nga UEFA, e cila vendosi t’i pezullojë të gjitha aktivitetet e muajit mars dhe prill, për shkak të përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Për këtë arsye, UEFA mori vendim ta shtyjë për vitin 2021 edhe Kampionatin Evropian që duhet të mbahej gjatë këtij viti.

Këto  vendime janë marrë me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe t’u jepet mundësi federatave që kampionatet e tyre kombëtare t’i përfundojnë deri në fund të qershorit.

Ndeshja finale e “play-off”-it do të zhvillohet më 9 qershor. Në këtë ndeshje do të ballafaqohen fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe fituesi i ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Gjeorgji – Bjellorusi.

Ndeshja finale, e cila është përcaktuar me short, do të zhvillohet në vendin që do ta fitojë ndeshjen gjyëfinale, në Gjeorgji ose në Bjellorusi.

(r.m.)

Comment

*