Ndjekje penale dhjetëra personave, përfshi inspektorë për ndërtimet pa leje

Ministria e Brendshme filloi procedim penal me akuzën e mosmarrjes së masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive

Aristir Lumezi

Policia e Shtetit njoftoi se ka nisur procedim për 7 inspektorë si dhe 37 persona të tjerë, përgjegjës për ndërtime të paligjshme. Ndërkohë që, shërbimet e policisë kanë bllokuar edhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në Tiranë, Shkodër, Pukë, Bulqizë, Përmet, Mirditë, Librazhd, Sarandë dhe Durrës.
Ministria e Brendshme njofton se, policia e Shkodrës filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 17 personave për ndërtime abuzive, si dhe për inspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në komunën Velipojë Arben Ndue Cesaj, vjeç 40, pasi ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar të kryen ndërtime pa leje.
Në Pukë, policia ka filluar procedimin penal për ndërtime abuzive për 3 shtetas. Drejtoria e policisë së Korçës, në Devoll filloi procedimi në gjendje të lirë për 6 persona për ndërtime abuzive.
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka filluar procedimin për 5 persona për ndërtime abuzive, të cilët kanë filluar apo kanë ndërtuar objekte pa lejet përkatëse.
Policia e Vlorës ka filluar edhe 4 procedime të tjera penale për “shpërdorim detyre” në ngarkim të punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Vlorë.
Ndërkohë në Sarandë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas, Drejtoria e Policisë së Durrësit filloi procedimi në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm për 2 shtetas.
Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Elvis Fatos Muço dhe Elvis Hysen Kotri, me detyrë inspektorë në Inspektoratin Ndërtimor në Bashkinë Durrës, pasi duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimet e paligjshme.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 persona, përkatësisht:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është proceduar e ndiqen në gjendje të lirë për ndërtime abuzive, shtetasi Adriatik K., vjeç 42, banues në Përmet, pasi në lagjen e Re, po ndërton një objekt pa lejet përkatëse.
Policia e Lezhës filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Bardhok Gj., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në Rrëshen, po ndërton një objekt pa lejet përkatëse.
Policia e Elbasanit filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sami Ç., vjeç 67, banues në Librazhd, pasi në lagjen Nr. 2, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.
Ministria e Brendshme njofton se, po merren masa dhe ndaj të gjithë atyre punonjësve të cilët nuk kanë përmbushur detyrën që u ngarkon ligji për monitorimin e parandalimin e ndërtimeve të paligjshme.

Comment

*

Current day month ye@r *